Gjykata vendos për sulmuesin e Emiljano Boçit, ja pretendimet e avokatit

Aktualitet

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot si masën e sigurie, “arrest me burg” për 30-vjeçarin Hektor Xheçuka. Ai akuzohet , për vrasjen e Emiljano Boçit dhe plagosjen e mikut të viktimës.

Gjatë seancës së sotme e cila ishte një seancë komunikimi, avokati i të akuzuarit për vrasje me paramendim nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj klientit të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime brenda seancës bënë me dije se akuza ndaj të arrestuarit ka të bëjë vetëm me ngjarjen e 14 janarit të këtij viti, ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi dhe u plagos miku i tij, Melvi Disha.

Përgjime ambientale dhe telefonike si dhe metoda të tjera speciale të kryera gjatë hetimeve të këtyre 10 muajve, duket se kanë orientuar grupin e hetimit drejt Hektor Xheçukës, si autorin e kësaj ngjarjeje. Për momentin nuk jepen të dhëna mbi motivet e këtij krimi, nëse Xheçuka e ka kryer për llogari të tij apo i shtyrë ose i paguar nga të tjerë.

ME TE LEXUARAT