EMRI/ I dogji makinën pranë banesës, zbulohet kush është autori

Aktualitet

Policia e Divjakes ka zbardhur nje ngjarje te ndodhur pak dite me pare dhe ka identifikuar autorin e zjarrvenies se qellimshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia Lushnje

Nga hetimet e kryera policia ka identifikuar autorin, shtetasin Nardian Golemi, 37 vjeç, banues në Divjakë. “Ky shtetas eshte shpallur në kërkim, nderkohe qe policia ka bere te mundur dokumentimin e ngjarjes”- thote policia.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

•Nardian Golemi, 37 vjeç, banues në Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.

Në datën 20.09.2018, gjatë orëve të natës, shtetasi Nardian Golemi ka djegur mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit T.M i cili e kishte parkuar pranë banesës së tij.

ME TE LEXUARAT