”Edi Rama nëse është burrë të vijë në Athinë”, Zinxhiria: Rrezikohen emigrantët në Greqi!

Aktualitet

Paraditen e sotme në Greqi është mbajtur një minutë heshtje në Parlamentin grek në nder të Konstantinos Katsifas, i vrarë nga forcat RENEA në Bularat. Ky është informacioni më i fundit që transmeton nga Greqia, gazetari i Fax News Shpëtim Zinxhiria, i cili shprehet se në Greqi nuk janë dënuar thirrjet kundër shqiptarëve.

Sipas asaj që thotë Zinxhiria disa deputetë në Kuvendin grek e kanë cilësuar kryeministrin shqiptar Edi Rama idiot dhe provokator, duke iu referuar etiketimeve si gomerë të grekëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përmes burimeve të tij, gazetari Zinxhiria shprehet se Katsifa do të varroset pranë varrezave të ushtarëve grekë në Këlcyrë dhe në vendin ku ai u vra do të ndërtohet një kishë nga ana e Greqisë.

‘’Dje në parlamentin grek është bërë një diskutim lidhur me vrasjen e Katsfifas,ka qenë një ish-ministre e punës ajo që ka reaguar ashpër kundër ekstremistëve grekë, ku është shprehur se ngjarja ka qenë e karakterit fashist. Agimi i Artë ka detyruar Parlamentin që të mbaje një minutë heshtje gjatë ditës së sotme.

Të gjitha mediat e kanë trajtuar ngjarjen në Shqipëri, duke iu referuar videove të Fax News. Rama është quajtur provokator për reagimin që ka pasur pas varrimit. Kristo Papas e ka quajtur Ramën një idiot, që nuk e di se çfarë flet.

Katsifa është quajtur hero dhe sipas informacioneve që unë kam pas tre vitesh ai do të varroset në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, dhe te vendi ku ai u vra do të ngrihet një Kishë.

Tre deputetët shqiptarë që ishin dje në Bularat treguan fytyrën e tyre të vërtetë. Unë sot zbulova 5 vrasje të tjera të shqiptarëve, të pesta nga Policia greke. Duke ditur që ne kemi 120 incidente me Greqinë, ne shkojmë dhe ndërtojmë varrezat e ushtarëve grekë në tokën shqiptare”, u shpreh Zinxhiria.

Nga ka hyrë Babis Karathanos?

Karathanos bën lojën e këtyre, ka bredhur nga një parti fashiste në një parti tjetër. Vetëm ne i japim këto gjëra, Greqia tregohet e kujdesshme pasi e përdor këtë person. Nuk dihet ende se nga ka hyrë pasi në Greqi nuk flitet për këtë person.

Deklaratat e nxituara të Ramës:

Rama të jetë i kujdesshëm me reagimet që bën në rrjetet sociale, nëse është burrë të vijë këtu në Athinë dhe të japë zgjidhje, pasi politika nuk mund të bëhet me postime në Facebook dhe në Twtter. Emigrantëve këtu mund t’iu rrezikohet jeta.

ME TE LEXUARAT