Dikur nuk flisnin me gojë, Noizy bën pjesë të 'OTR' këngëtaren e njohur shqiptare

Showbiz

Pas bashkëpunimit të suksesshëm në këngën "A don love" me Dafina Zeqirin, Noizy i ka habitur të gjithë ndjekësit në profilin e tij në Instagram, kur në një foto të publikuar me këngëtaren, njofton se ajo është bërë pjesë e grupit 'OTR'.

"Sapo e nënshkrova në OTR."- shkruan reperi në postimin që ka marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithëse marrëdhënia e tyre disa vite më parë nuk ishte aspak e mirë, tashmë çdo problem dhe mosmarrëveshje është zgjidhur dhe këngëtarët kanë vendosr t'ja lënë gjithçka pas të shkuarës, duke u bërë veçse bashkëpuntorë të mirë në muzikë, edhe miq mjaft të mirë.

ME TE LEXUARAT