Brenda shtëpisë së Morena Tarakut

Showbiz

Morena Taraku ka hapur dyer e shtëpisë për fansat dhe i ka bërë në tur rreth e qark përmes postimeve në “Instagram”. Këngëtarja e hitit “Femnat” prezantoi shtëpinë e saj super luksoze dhe duket se Morena nuk ka kursyer aspak për ta arreduar sa më moderne.

Në njërën nga foto, shfaqet piktura e madhe e vendosur në një faqe muri, ndërsa në imazhin e rradhës ajo prezanton kuzhinën e arreduar në ngjyrë të bardhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mes të kuzhinës, shfaqet një tavolinë e madhe ngrënie me shumë karrige! Mesa duket këngëtarja pëlqen të organizojë darkë me miqtë dhe familjarët.

Nga postimet, kuptohet se kjo është shtëpia e Morenës në Stamboll, pasi prej disa kohësh këngëtarja është zhvendosur në Turqi.

ME TE LEXUARAT