Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret në Maqedoni

Kosovë&Rajon

Policia në Maqedoni ka arrestuar mbrëmjen e sotme ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov. Sipas 1TV, Mijallkov është prangosur në hotelin “Merriot” në Shkup, ku më pas është dërguar në ambientet e paraburgimit të Shutkës.

Arrestimi i Sasho Mijallkov ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim të pushtetit, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si kreu i DSK-së në periudhën e qeverisjes së Nikola Gruevskit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

ME TE LEXUARAT