Kryepeshkopi takon Schumacher-in, flet për gjendjen e tij dhe i bën kryqin

Aktualitet

At Xhorxh Gansuein një nga të paktët persona që ka arritur të vizitojë shtatë herë kampionin e botës në “Formula 1”, Michael Schumacher, i cili është në gjendje kome ka thënë se në takimin e fundit i mbajti duart dhe i bëri një shenjë të kryqit.

Schumacher prej 29 dhjetor 2013 ndodhet në gjendje kome, pas një përplasjeje të fortë që piloti pësoi, teksa ishte duke bërë ski.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Miku-besimtar i Papa Françeskut edhe Papa Benedikti i XVI ka treguar se ai nuk ka folur për këtë vetëm për respekt të bashkëshortes së pilotit edhe fëmijëve të tij, por ka rrëfyer se “Kam folur për herë të parë me gruan dhe nënën e tij, pastaj një infermiere e solli atë në dhomën e pritjes. U thashë atyre se jam një tifoz i vjetër i tij, e kam prekur me të dyja duart, e pashë dhe bëra shenjën e kryqit, duke vendosur gishtin e tij mbi ballë.

Fytyra e tij është ajo që ne të gjithë e dimë, vetëm pak më të plotë. Ai e ndien dashurinë e personave që ka rreth, që kujdesen për të (sipas lajmeve të fundit, duhet të jenë rreth 15 mjekë dhe infermierë) dhe falë Zotit e mbajnë larg kuriozitetit të tepërt të njerëzve.

Një person i sëmurë ka nevojë për diskrecionin dhe mirëkuptimin. Familja është një fole mbrojtëse që Michael ka absolutisht nevojë dhe të qëndruarit pranë tyre është thelbësore”.

ME TE LEXUARAT