Zyrtare, fillojnë procedurat e shitjes së Telekom Albania, ja kush janë blerësit e huaj

Aktualitet

Kane nisur zyrtarisht negociatat per shitjen e kompanise Telekom Albania. Nje leter e kesaj kompanie drejtuar AKEP, konfirmon faktin se koroprata e zoteruar deri tani nga kapitali gjerman, mund te shitet ne muajt ne vazhdim tek bullgaret e Vivacom.

Duke qene ne procedurat e shitjes, T Mobile (Telekom Albania) ka paraqitur pranë AKEP kerkesen për shtyrjen e afatit të tenderit publik për “Dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 Mhz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri tani, Telekom Albania zotërohej nga Deutsche Telekom përmes grupit grek “OTE”. Nderkohe pas lajmit per shitjen, kompanitë që shfaqen interes për të blerë Telekom Albania-n ishin bullgarët e Vivacom, Telekom Srbja, grekët dhe turqit e Calik.

Telekom Albania vleresohet si operatori i dytë më i madh i komunikimeve elektronike në vend duke zotëruar rreth 24 për qind të tregut.

Duke qene ne procedurat e shitjes, dhe duke konsideruar se keto procedura zgjasin disa muaj dhe mund te behen pengese per pjesemarrjen ne tenderin e hapur nga AKEP, Telekom Albania ka kerkuar shtyrjen e kesaj procedure.

ME TE LEXUARAT