Përfundoi në burg, “Partizani” dënon Alban Hoxhën

Showbiz

Të gjithë u surprizuam nga lajmi i arrestimit të portierit Alban Hoxha, i cili përfundoi pas hekurave sepse po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Portieri i Partizanit u mbajt për më shumë se 48 orë në komisariatin nr.1 në Tiranë, më herët gjatë javës.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tanimë zbulohet se kanë reaguar edhe drejtuesit e klubit të kuq, të cilën nuk i kanë mbyllur sytë përpara kësaj papërgjegjshmërie të portierit. Trajneri Skënder Gega ka vendosur që Hoxha të mos luajë në derbin ndaj Tiranës.

 

Lajmin e konfirmoi vetë tekniku gjatë konferencës në shtyp, ku nënvizoi se portieri nuk do të luajë në derbi. Ende nuk është bërë e qartë se kur do të kthehet Alban Hoxha, në fushën e futbollit.

ME TE LEXUARAT