Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Italia ashpërson masat për emigrantët, lehtësohen procedurat e dëbimit

Italia ka ashpërsuar masat kundër emigrantëve të jashtëligjshëm. Dekreti i ministrit të brendshëm Mateo Salvini që ishte në fuqi që prej shtatorit, u shndërrua në ligj.

Ajo cfarë parashikon ky ligj është përshpejtim i procedurave të dëbimit drejt vendeve të origjinës të azilkërkuesve që kryejnë vepra penale. Nga këto ndryshime rrezikohen nga dëbimi të paktën 20 mijë të huaj, 25% e numrit total të tyre që përfituan azil për arsye humanitare vitin e kaluar. Azil do t’u jepet vetëm atyre që u rrezikohet jeta në zona lufte apo persekutohen politikisht nga qeveritë e vendeve të origjinës.

Ligji është kritikuar ashpër nga demokratët në opozitë, të cilët në shenjë proteste mbuluan fytyrën me maska. Ata e shpjeguan reagimin e tyre me argumentin se ky ligj nuk do t’u njohë identitetin dhe fytyrën dhjetëra mijëra emigrantëve që jetojnë e punojnë në Itali.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet