I këputi gishtat efektives së Shqiponjave, Danieli i kërkon falje Inës: Nuk doja

Aktualitet

18 vjeari Daniel Drobaj i cili akuzohet se ka hedhur kapsollën që i këputi gishtat e dorës efektives së Shqiponjave Ina Nuka, gjatë protestës përpara Kuvendit, ka kërkuar publikisht falje.

Në një lidhje telefonike nga paraburgimi i Fushë-Krujës, për Fax News, Danieli është shprehur se qëllimi i kapsollave nuk ka qenë për të dëmtuar policët, por gjithsesi ka kërkuar falje për dëmtimin që i shkaktoi efektives së Shqiponjave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dua të kërkoj falje publikisht, edhe nëse është kapsolli që kam hedhur unë ai që ka lënduar efektiven.

Nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte ajo që kërkonim ne.

Kemi dalë për të mbrojtur pronën tonë dhe nuk doja të dëmtohej efektivja”, ka thënë 18 vjeçari në një lidhje live me studion.

Gjithashtu ai ka shtuar se në momentin e shoqërimit është dhunuar nga 4 policë dhe drejtori.

ME TE LEXUARAT