Atentati në ish-bllok, Hoxha: Ervis Martinajn e duan në burg

Aktualitet

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin “45 minuta” në Report TV ka thënë se për vrasjen në ish-Bllok ka patur negociata me komandon e shpallur në kërkim, Merviol Bilo, që të dorëzohet, por kanë rezultuar pa sukses.

Hoxha është shprehur se ka shumë të interesuar që biznesmeni Ervis Martinaj të qëndrojë brenda në burg dhe kjo sipas gazetarit shihet nga hetimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nga njëra palë nuk ka persona të arrestuar. Po shikohet që të rëndohet situata ku ndodhet Ervis Martinaj. Për Forcat Speciale të Ushtrisë, atë që e kemi cilësuar si ‘komando’, ata kanë qenë në zona lufte direkt, janë kryesisht trupa të përballura me konflikte. Është tentuar që të synohet një dorëzim që t’i bëhet favor gjatë procesit. Palët janë përpjekur të mbrojnë familjarët e tyre. Historia nuk u mbyll në 4 tetor, në 4 tetor filloi. Është parë një angazhim i madh i prokurorisë. Është zbërthyer telefoni i Martinajt. Po bëhet pengimi i daljes së tij nga burgu”,- u shpreh Hoxha.

ME TE LEXUARAT