EMRAT/ Përfundojnë hetimet për 9 personat që trafikuan 2.5 tonë drogë

Aktualitet

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 9 persona të akuzuar për rastin e trafikimit të 2 ton e 530 kg drogë drejt Italisë, ngjarje e  ndodhur 1 vit më parë.

Sasia prej 2 ton e 530 kg drogë drejt Italisë u sekuestrua në portin e Ankonës në Itali në 9 janar 2017.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 Njoftimi zyrtar nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka përfunduar çështjen penale nr. 12/3 të vitit 2017 në ngarkim të të pandehurve:

  1. Emiljano Çili lindur më 11 shtator 1982 në Poliçan, Skrapar, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë, I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 109/1, 25 të Kodit Penal;
  2. Artur Riza lindur më 19 shkurt 1976 në Thumanë, Krujë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë, I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 dhe 109/1, 25 të Kodit Penal;
  3. Festim Lelaj, lindur më 17 shtator 1970 në Mesaplik, Vlorë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në fillim me masën e sigurimit arrest në burg, zëvendësuar më pas me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”. I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 të Kodit Penal;
  4. Harmejlindo Tufa, lindur më 6 shkurt 1995 në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë, I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal;
  5. Juri Bedinaj, lindur më 4 nëntor 1988, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë, I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal;
  6. Arbi Mustafa, lindur më 25 tetor 1983, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar. I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg,
  7. Adjel Çaushaj lindur më 15 gusht 1995, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje familjare beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar, I akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë.
  8. Skënder Siqeca, lindur më 2 shtator 1964 në Lushnjë dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg, I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal.
  9. Sokol Hamzallari lindur më 3 gusht 1977, lindur dhe banues në Orikum, Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në gjendje të lirë, I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 të Kodit Penal. Më datë 03.01.2017 nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës ka dalë për në drejtim të Portit të Ankonës Itali, kamioni tip Benz, me targa të kokës FR 9139 C dhe targa traleri ARB 414, i ngarkuar me sasinë e lëndës narkotike prej 2 ton e 530 kg. /Lajmifundit.al

 

ME TE LEXUARAT