Politika

Veliaj thirrje banorëve: Mos bëni hesapet e Lulit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka marrë pjesë ditën e sotme në Asamblenë e Forumit të gruas Socialiste të Tiranës, nga ku i ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Astirit që preken nga ndërtimi i Unazës së Re që mos të bëjnë hesapet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Veliaj theksoi se sot disa prej familjeve të Unazës u strehuan në banesa sociale.

“Sot u arrit nga ARRSH që të administrohej verifikimi për 17 familje. 23 familje iu janë kopsitur dokumentet. Gratë e këtij qyteti çuan para zgjedhjes një nga problematikave të këtyre ditëve. Si shohim njerëzit as nga ngjyra e lëkurës, as nga tesera e partisë, as na vendi. Detyra e të gjitha zonjave socialiste është që t’i shërbejnë qytetarëve. Sot ato apartamente janë gati. Familjet e para nga Unaza e Re janë transferuar tek banesat sociale. Nuk flas për ato familje që janë gati të bëjnë hasha çdo gjë për kryetarin. Mos bëni hesapet e Lulit”, -tha Veliaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close