Renato Mekolli live në studio: Berti, hajde zhvishemi e bëjmë seks?!

Showbiz

Edhe sonte është nata e fundit e "Dance with me", nuk kanë munguar debatet si gjithmonë të nisura nga Robert Aliaj. Roberti edhe sonte nuk është ndalur së ironizuari disa nga çiftet e këtij spektakli.

Kryesisht nën qendrën e sulmit nga ai kanë qenë, Xum Allushi dhe Fjolla Morina, Albani e Bora, si dhe Renato Mekolli e Laura Nezha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Renato ndërkohë ka reaguar akoma edhe më keq ndaj kritikave dhe ironive të Bertit. Ndërsa Berti i thoshte se gjatë kërcimit nuk kishte parë ndjesi mes çiftit, Renato i kthehet: Nuk kemi ardhur të bëjmë seks këtu. Nëse ti mendon se këtu bëhet seks, hajde zhvishemi e bëjmë seks.

Kundrejt kësaj deklarate që ngjalli edhe brohorima te publiku, Berti ka thënë: Seksi është kulmi i kënaqësisë. Për seks bëjmë në hotel, këtu s'kemi pse e banalizojmë.

ME TE LEXUARAT