Adi Krasta-Bashës: Lider, që nuk ke fuqitë e duhura

Politikë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është vënë në siklet nga moderatori Adi Krasta në studion e emisionit ‘A Show’ në News24.

Krasta e pyeti Bashës së çfarë mund t’u thoshte ai njerëzve, të cilët mendojnë se është një lider që nuk ka fuqitë e duhura për ngjarje të mëdha, ndërsa lideri i demokratëve është përgjigjur se për fuqitë e tij duhen pyetur njerëz të tjerë dhe jo ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për fuqitë e mia duhen pyetur njerëz të tjerë dhe jo unë. Për fuqinë time, pyesni ata që kemi larguar nga parlamenti”, – vazhdoi ai.

Ndër të tjera Basha ka thënë se është frymëzuar nga kurajoja e banorëve të Astrit.

“Jemi në një përballje dhe qytetarët do ja dalin. Ne kemi shkuar për t’u dhënë kurajo atyre, po në fakt na kanë ata”,- tregoi më tej Basha.

ME TE LEXUARAT