Shqipëri-Kosovë mbledhje të përbashkët, ja vendimet që do merren

Aktualitet

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës pritet të zhvillojnë nesër nje mbledhje të përbashkët në Pejë. Heqja e roaming dhe unifikimi i doganave janë vendimet kryesore qe pritet të merren nesër.

Radio Evropa e Lirë raporton se pas zotimit per unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit roming, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet dy shteteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet në mes qytetarëve.

Për këtë takim Qeveria e Kosovës ka aprovuar shumën prej 128 mijë eurosh, që sipas ekspertëve të ekonomisë konsiderohet shumë e lartë. Përfaqësues të komunitetit të biznesit, ndërkaq theksojnë se mbledhja e përbashkët e të dy qeverive po mbahet në kohën e duhur.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se marrëveshjet që pritet nënshkruhen të hënën duhet të zbatohen dhe jo të nënshkruhen për marketing medial.

Duke përmendur rëndësinë dhe nevojën për heqjen e tarifave të romingut, Shahini thotë se përfaqësues të dy qeverive duhet të diskutojnë edhe për mundësinë e heqjes se taksës rrugore në Rrugën e Kombit që kanë vendosur autoritetet e Shqipërisë, shkruan BW.

“Deri sa ne flasim për heqjen e romingut mes dy vendeve tona, mos të harrojmë se kohë më parë Shqipëria vendosi taksën rrugore, taksë kjo që është vlerësuar nga të gjithë e panevojshme dhe ngarkesë”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Ky do të jetë takimi i pestë i përbashkët i të dy qeverive. Herën e parë ato mbajtën takim të përbashkët në Prizren, në vitin 2014, ndërsa një vit më pas, në Tiranë është mbajtur takimi i dytë. Takimi i tretë në Prishtinë, kurse vitin e kaluar është mbajtur në qytetin e Korçës. Ndërkohë qyteti i Pejës është veshur kuqezi me rastin e festave të nëntorit, por edhe takimit të përbashkët të dy qeverive.

https://www.youtube.com/watch?v=oga5gtdT3uM

ME TE LEXUARAT