“1 cm rrugë 2 mijë euro”, Rama ironizon Bashën

Politikë

Pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se 1 centimetër rrugë tek Unaza e Re kushton 2 mijë euro, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në “Twitter”, Rama ka ironizuar duke thënë se sipas aritmetikës së Bashës, kostoja e Unazës shkon 400 milion euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama thotë se gafa e fundit e Bashës me shifrat është më e rëndë se ajo në parlament kur tha se 7×7 bëjnë 42.

"7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €?Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £? Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë €? Eh Artist Artist?",- shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT