Prindërit e Danielit japin alarmin: Djalit i kanë thyer gishtat

Aktualitet

Prindërit e Daniel Dobraj i akuzuar si përgjegjësi për plagosjen e polices Ina Nuka, kanë shprehur shqetësimin në lidhje me djalin e tyre.

Sipas tyre, Danielit i janë thyer gishtat gjatë arrestimit nga policia e Shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Familjarët shprehen se i afërmi i tyre nuk kishte dalë në protestë për të plagosur askënd, por për të mbrojtur nga prishja, shtëpinë e tij që e ka me letra.

Nga ana tjetër burime pranë organit të akuzës janë shprehur se Dobraj ka pranuar se kishte hedhur kapsollën që plagosi oficeren e repartit Shqiponja, por ka deklaruar se nuk e kishte hedhur me qëllim për të shkaktuar plagosjen, shkruan TCH.

Përveç akuzës për plagosje të rëndë, ndaj 18-vjeçarit është ngritur edhe akuza për godtije dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT