Ky është Vilsoni që u tha se humbi në protestë, sot i bën thirrje Ramës t'i kthejë babain
Ky është Vilsoni, djali që u bë protagonist sot në protestën e Unazës së Re teksa në krah të kreu të PD Lulzim Basha kërkonte që babai i tij i arrestuar në protestën para parlamentit dhe aktualisht në paraburgim të kthehej në shtëpi për ditëlindjen e tij.
Vilsoni u bë protagonist në media që ditën e protestës pasi është fëmija për të cilin u tha se humbi, por sot mësohet se ai nuk ishte në protestë tek parlamenti atë ditë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Vilsoni, 8 vjeç ishte në shkollë kur prindërit e tij Lulëzim dhe Erjona dolën për të protestuar dhe të dy përfunduan në komisariat të arrestuar. Vilsoni tregoi për gazetaren Dorjana Bezat se kishte mbetur në shkollë, ndërsa shokët kishin ikur dhe se ishte lagur në shi.
“Qava tha u laga në shi duke pritur mamin. Pastaj erdhi një shoqe e mamit dhe më mori tek shkolla”, tregoi Vilsoni.
Fatmirësisht e ëma e tij u lirua që atë ditë dhe po procedohet në gjendje të lirë. Vilsoni kërkoi sot t’i kthehet i ati në shtëpi për ditëlindje që e ka më 28 nëntor.