Hungaria del hapur në mbrojtje të Gruevskit: Ai është hero!

Kosovë&Rajon

Kryeministri hungarez Viktor Orban i ka dalë në mbrojtje ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevskini cili u arratis nga vendi i tij.

Orban i del në mbrojtje Gruevskit duke thënë se ai ka ndihmuar Hungarinë gjatë fluksit të refugjatëve. Sipas Orban, do të kishte qenë thuajse e pamundur mbrojtja e kufijve të Hungarisë pa ndihmën e Gruevskit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të rëndë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala a refugjatëve edhe përkundër asaj që ne ngritëm rrethoja. Njeriu duhet sinqerisht t’i trajtoj aleatët e tij” – theksoi Vitkor Orban, Kryeministër i Hungarisë

Në intervistë për radion hungareze Koshut, Orban tha se Gruevski është aleat dhe mik i gjithë popullit të Hungarisë. Ai në asnjë moment nuk ndau informatën me dëgjuesit se me çfarë dokumenti Gruevski ka hyrë në Hungari./Lajmifundit.al

 

ME TE LEXUARAT