Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Dalin emrat: Kush janë të arrestuarit e protestës së dhunshme para Kuvendit

Ditën e sotme prokuroria ka bërë publike kërkesën për arrestimin e 6 nga 11 shtetasve të cilët morën pjesë në protestën e dhunshme para Kuvendit të Shqipërisë.

Prokuroria ka bërë publike emrat dhe akuzat ndaj tyre, si dhe duke përpiluar me detaje dëmet fizike të forcave të policisë.

Rikujtojmë se në protestë mbetën të plagosur 15 policë dhe 3 shtetas pjesmarrës në protestë.

Të arrestuarit janë:

Ne lidhje me kete ngjarje eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasve:Alban Ahmetcenaj,Paolo Ahmetcenaj,Lulzim Dozhdani,Fluturim Goleci,Ruzhdi Daci,Marsel Velillari,Dorjan Protoduari,Amarildo Sinanaj,Shpati Bilbilaj , Ali Nalic dhe Erald Muçaj.

Veprat penale:
-Goditje per shkak te detyres
-Kundershtim i punojsit te rendit publik
-Organizim dhe pjesmarje ne grumbullim dhe manifestim ne menyre te paligjshme
-Prishje e rendit dhe qetesise publike te kryer ne bashkepunim,parashikuar nga nenet 262,236/2,237 dhe 274 te Kodit Penal

Arrestimi i ketyre shtetasve duhet të vleftesohet i ligjshëm për shkak se:

1. Ekzistojnë kriteret për arrestimin në flagrancë parashikuar nga neni 251/2 i Kodit të Procedurës Penale.
2. Arrestimi i tij është bërë në gjendje flagrance në bazë të nenit 251/2 të Kodit të Procedurës Penale, menjeherë pas kryerjes së veprës penale .

3. 3. Kërkesa për vleftësimin e arrestit është paraqitur në gjykatë, brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga çasti i arrestimit. /Lajmifundit.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.