Zbardhen detajet e aksidentit me dy të vdekur: Shoferi humbi ndjenjat

Aktualitet

Ditën e sotme në Fushë-Krujë ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik. Dy të vdekur dhe një të plagosur, është bilanci i aksidentit.

Aksidenti i rëndë është shënuar këtë pasdite rreth orës 15:30 në zonën e Buranit në Nikël të Fushë-Krujës, ku një furgon ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona, Islam Malja, drejtues i automjetit dhe Lindita Mjekra pasagjere.

Shkaku i aksidentit mësohet se ka qënë gjendja jo e mirë shëndetësore e shoferit.

Mësohet se ai ka humbur ndjenjat në timon, gjë që ka shkaktuar dhe aksidentin. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT