Shehu viziton të plagosurit e protestës, paralajmëron konflike të mëdha

Politikë

Qytetarët e plagosur i ka vizituar pak më parë në Qendrën e Traumës deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu sëbashku me kolegë të tij deputetë.

Në një postim në “Facebook”, Shehu shkrun se përgjegjësi kryesor i kësaj situate është kryeministri Edi Rama, i cili nuk respekton të drejtat themelore të njeriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij kjo që po ndodh është shumë e rrezikshme, pasi arbitrariteti Rilindas nuk njeh kufi e po e shtyn vendin drejt konflikteve të mëdha, duke e çuar kështu gjendjen jashtë çdo kontrolli.

Postimi i plotë:

Sot se bashku me kolege mjeke-deputete te PD-se vizitova ne Qendren e Traumes te demtuarit, protestues dhe police, te gjithe viktima te mos respektimit te te drejtave themeltare te njeriut perfshi dhe ate te baneses, arrogances, arbitraritetit, tensioneve te krijuara qellimshem, fyerjeve te pa precedenta te

Qeverisjes e te Kryeministrit ndaj nje komuniteti.

Vizituam aty te gjithe te demtuarit duke u interesuar per shendetin e tyre e uruar sherim te shpejte e te plote.

Pa asnje dyshim ajo cfare po ndodh me ata banore, perplasjet ne vazhdim kane vetem nje shkak, trajtimin e tyre nga kjo Qeveri si qenie pa te drejta, pa asnje respekt per jeten, pronen e dinjitetin e tyre.

Cdo gje e tille qe po ndodh keto dite eshte tejet e rrezikeshme, eshte nje simptome i qarte se arbitrariteti Rilindas nuk njeh kufi e po e shtyn vendin drejt konflikteve te medha, duke e cuar keshtu gjendjen jashte cdo kontrolli.

Prandaj Rilindja, e cila ne iluzionet saj kujton se eshte zoti absolut mbi toke duke gjeneruar perplasje ne rritje sociale, duhet ndalur tashme perfundimisht, ndryshe......

ME TE LEXUARAT