Protesta përpara Kuvendit, Manastirliu flet për gjendjen e të plagosurve

Politikë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në studion e emisionit “Open” në Top Channel ka folur për gjendjen e personave, që mbeten të plagosur gjatë protestës së banorëve të Asitirit para Kuvendit .

Manastirliu ka thënë se nga protesta e sotme përpara Kuvendit kanë mbetur të plagosur 3 protestues që janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe 11 efektivë policie nga të cilët dy janë rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ka qenë një ditë shumë e vështire dhe e rëndë për të gjithë, këtë e tregojnë edhe pamjet. Ina është një vajzë 24-vjeçare. Efektive e re që është dhunuar dhe them, çfarë fati që ka ngritur dorën dhe nuk i ka rënë në fytyrë. Çdo gjë zgjidhet me dialog dhe mirëkuptim. Protestuesit tejkaluan ato momente dhe aty ndodhen edhe momente të dhunshme mes efektivëve dhe protestuesve. Ajo që dua të them është që në momentin, që kjo ngjarje ndodhte ne ishim në Kuvend duke marrë vendime të rëndësishme për mirëqenien dhe ato që do siguroheshin nga buxheti i 2019-tës”, -deklaroi ministrja gjatë fjalës së saj.

ME TE LEXUARAT