Bushati ‘shpërthen’ ndaj Ramës, projekti Unazës është vjedhje galopante

Kliko per me shume info

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, në News 24 ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, për projektin e Unazës së Madhe.

Bushati ka thënë se ky projekt është një vjedhje galopante, ndërsa ka falenderuar banorët për faktin se e nxorën në dritë këtë ngjarje.

Kliko per me shume info

Më tej analisti ka thënë se priste nga Rama që të jepte shpiegime pse e ka çuar kilometrin e rrugës 20 milion euro.

“E vetmja gjë për të cilën e pashë me interes kryeministrin, ishte ajo puna se si kanë shërbyer kompania “Vëllezërit Hysa”, për të ndarë 40 milionë euro për 3 njerëzit. Banorëve u duhet thënë faleminderit sepse e nxorrën në sipërfaqje këtë ngjarje.

Kjo është një vjedhje galopante.

Prisja argumentat e Ramës për akuzat. Si ka mundësi që Rama e ka cuar kilometrin e rrugës 20 milionë euro?

Nëse je nisur për të vjedhur, do keqtrajtosh banorët, do fusësh konflikt partinë. Nëse merresh me Ramazanin, Anetën, Kristaqin, e bën sepse nuk do të flasë për vjedhjen galopante.

Si ka mundësi që kilometri i rrugës ka shkuar 20 milionë euro, më shtrenjtë se cdo vend i botës?

Gara fallco që është bërë, është gjeneza e të keqes. Konflikti me banorët, median dhe opozitën, vjen nga kjo. Premisa e tyre është vejdhja. Kur nisesh për të vjedhur do bësh kundërshtarë, njërëzit, opozitën dhe mediat e pa blera.

Edi Rama është nisur për të vjedhur, prandaj është sot në konflikt. Cdo tentativë me Rexhepin me Kadriun është tymnajë për të hequr vëmendjen nga vjedhja”,- tha Bushati.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here