Xhelozia ‘çmend’ shqiptarin, i hedh acid të dashurës në fytyrë dhe i ngul thikën në bark

Kosovë&Rajon

Mbrëmjen e 17-nëntorit një 32-vjeçar, shqiptar i Maqedonisë hodhi acid mbi të dashurën e tij rumune.

Ngjarja ndodhi në Civitanova Marche, teksa Sheval Ramadani i shtyrë nga xhelozia i hodhi acid në fytyrqë të dashurës së tij, më pas e qëlloi dhe me thikë në pjesën e barkut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë 32-vjeçari thotë se është penduar. “Ajo u dërgonte foto dhe mesazhe të tjerëve, fliste me të tjerë. Ishte një gjest momental, nuk shikoja më nga sytë, m’u bë gjithçka e zezë,”- tregon Ramadani.

Rumunia, e cila punonte balerinë në një club nate bëri një operacion dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria ka kërkuar që 32-vjeçari të hetohet për tentativë vrasjeje me pasoja të rënda, për motive të dobëta dhe dëmtim me paramendim, përdshirë këtu edhe thikën të cilën e mbante pa leje, me të cilën ai dëmtoi partneren e tij.

Sheval Ramadani është një emigrant i parregullt në Itali, një punëtor bujqësie që banonte në Grosseto, dhe shpjegoi se thikën e mbante gjithmonë me vete.

ME TE LEXUARAT