Unaza e Madhe, Basha: Projekt korruptiv, shpronësimet i njeh ligji

Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë forumit “Studentët për qeverisjen e mirë” u shpreh se projekti për Unazën e Re është një projekt korruptiv.

Sipas kreut të PD-së, shpronësimi i banorëve që preken nga projekti është i garantuar me ligj, por ligji shkelet nga vetë shteti dhe qeveria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë. I pyeti njeri banorët dhe inxhinierët? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur nga të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji sepse shpronësimi i banorëve është i garantuar me ligj”, – ka thënë Basha.

ME TE LEXUARAT