Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Publikohet urdhëri u Arta Markut: Prokurori e Posaçme për pasurinë e bandave

Para krijimit të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit e krimit të organizuar, pritet te filloje një aksion për hetimin, sekuestrimin e konfiskimin e pasurive të perseonave që i kanë vendosur me veprimtari të paligjshme do të vihet në jetë.

Kryeprokuroroja Arta Marku ka caktuar datën 20 nëntor për këtë aksion. Prokuorira e Posaçme do të jetë një degëzim në në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që do të ketë si specifikë hetimin pasuror.

Nëpëmjet këtij udhëzimi duhet që prokuroria e policia gjyqëore të identifikojnë personat për të cilët ka hetime apo vendime të formës së prerë, shqiptarë apo të huaj me banim në Shqipëri.

Pas marrjes së dokumentacionit prokurorët e strukturës së posaçme nën mbikqyerjen e drejtuesit të Krimeve të Rënda duhet të vlerësojnë nisjen e hetimit pasuror. Nëse nga hetimi arrihet në përfundimin se duhet të vendoset sekuestro mbi pasurinë, atëherë prokurori i çështjes ia kalon strukturës së posaçme./bw

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet