“Martohen edhe me tezet”, avokati zbulon trukun më të fundit të kriminelëve shqiptarë

Aktualitet

Avokati Idajet Beqiri tha në emisionin "Repolitix" në Report Tv se personazhet e botës së krimit po bëjnë gjithçka për t'i shpëtuar përballjes me drejtësinë.

Beqiri zbuloi për herë të parë trukun që po përdorin elementët e krimit, duke ndryshuar mbiemrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, segmente të caktuara arrijnë deri aty sa bëjnë martesa juridike edhe me tezet e tyre, thjesht e vetëm për të marrë një mbiemër tjetër, për të dalë të pastër nga njollat me ligjin dhe kjo është kthyer në fenomen.

“Po ndodh një fenomen tepër i rrezikshëm në Shqipëri. Kriminelët po marrin mbiemrat e grave. Kjo po bëhet masive. Kriminelët më të rrezikshem kanë mbiemrat e grave. Nuk i kanë gra të vërteta, por martesën e bëjnë vetëm për të ndryshuar mbiemrin. Bie fjala, e ka teze, ka marrë 'grua' tezen e vet... Thjesht i ka marrë mbiemrin dhe i është zhdukur mbiemri problematik që ka pasir. 18 vjeçe ajo, u martua me atë 45 vjeç, i mori mbiemrin ky dhe u zhduk...del i pastër tashmë ky. Por kjo është bërë masive. Shteti duhet të lëvizë, duhet të marrë masa”,- u shpreh Beqiri.

ME TE LEXUARAT