Kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë, arrestohet 34 vjeçari

Një shtetas ka rënë në pranga pasi kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë.

I arrestuari është shtetasi Ervis Paçrami, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.

Kliko per me shume info

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur Parrucë, lagje Qemal Stafa, Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit.

Shoqërimi i shtetasit të lartpërmendur është konform ligjit pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë̈ së rendit publik”.

loading...