Izet Haxhia akuza ndaj Fatmira Hajdarit: Shiti gja.kun e burrit për t’u bërë gjyqtare

Aktualitet

Shtyhet seanca për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari. Mësohet se Haxhia dhe avokati Nikolli kërkuan përjashtimin e trupës, përkatësisht të: Valdete Hoxha, Genti Shala, Astrit Haxhialushi.

Vet Haxhia ka kërkuar që të gjykohet nga gjykatës që kanë kaluar në ‘sitën’ e vettingut.

“Të gjykohem nga gjykatës që kanë kaluar vettingun”, tha Haxhia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Haxhia ka lëshuar akuza të forta edhe në drejtim të gruas së Azem Hajdarit. Ai tha se “Fatmira Hajdari shiti gjakun e burrit për t’u bërë gjyqtare. Nuk pranoj që të më gjykojnë kolegët e Fatmira Hajdarit”.

Pas parashtrimit të kësaj kërkese, do shqyrtohet nëse do të pranohet apo jo kërkesa e Haxhisë.

Kujtojmë se më 12 nëntor, Haxhia, deklaroi përmes një statusi në ‘Facebook’ se do të nisë grevën e urisë në burg, vendim që ia kishte dorëzua dhe drejtorisë së burgut, pasi pretendonte se ka marrë kërcënime, sipas tij nga shefi i policisë së Burgut 302.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

ME TE LEXUARAT