Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Foto që po bën xhiron e botës, babai mban dorën vajzës që u shua nga uria

Lu.fta e cila vazhdon prej 3 vitesh në Jemen ka shkaktuar mijëra vi.ktima, mes tyre edhe fëmijë. Së fundmi po bën xhiron e rrjetit një foto shumë e dhimbshme e një foshnjeje 4-muajshe, e cila kishte humbur jetën si pasojë e urisë.

Babai i saj, Saleh Hassan al-Faqeh, shfaqet duke i mbajtur dorën të voglës së tij, e cila ndërroi jetë në spital, në një ditë me të vëllain i cili vdiq gjithashtu nga kequshqyerja dhe uria.

Rreth 85,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të kenë vdekur nga kequshqyerja gjatë tre vjetëve luftë në Jemen, tha organizata bamirëse ndërkombëtare Save the Children.

“Numri është i barabartë me gjithë popullsinë nën pesë vjeç në qytetin e dytë më të madh të Britanisë së Madhe – Birmingham”, tha Save the Children.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se deri në 14 milionë qytetarë të Jemenit janë në prag të urisë.

OKB po përpiqet të ringjallë bisedimet për t’i dhënë fund luftës trevjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë.

Jemeni është shkatërruar nga konflikti. Lufta u përshkallëzua në vitin 2015, kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë ajrore kundër lëvizjes rebele Huthi, e cila e detyroi presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohej jashtë vendit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet