Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Veliaj ndez dritat te Pazari i Ri, shoqërohet nga personi që e kërcënoi me jetë

Pas ndezjes së dritave te “Fshati i Festave” në sheshin “Skënderbej, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndezi sot edhe dritat e pemës te “Pazari i Ri”.

Por, ajo që ra në sy është se kryebashkiaku Veliaj i ndezi dritat e pemës së bashku me Ylli Hidrin, një prej protestuesve dhe kritikëve më të mëdhenj të projektit të “Pazarit të Ri”.

Madje, ai ishte edhe një prej atyre pronarëve që kërcënoi edhe me jetë kryebashkiakun Veliaj, ndërsa sot është një nga përfituesit direkt nga zhvillimi i gjithë kësaj zone falë projektit të Bashkisë së Tiranës, nisur edhe nga klientët e shumtë që vizitojnë restorantin e tij të peshkut.

Për këtë arsye, Veliaj kujtoi një skenë aspak të këndshme konfliktuale me Yllin, në kohën kur Bashkia e Tiranës nisi punën për rikualifikimin e Pazarit të Ri, i cili 2 vjet më parë ishte një nga hapësirat më të degraduara të qytetit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet