Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përcjellja e informacionit, Lubonja: Mediat të kenë llogoren e vet

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin më të ri në News24, ‘A’ me Adi Krastën është pyetur për protestën e banorëve të Unazës së Re si dhe qëndrimin që duhet mbajtur ndaj qeverisë apo edhe opozitës për çështje të caktuara.

Lubonja u shpreh se mediat duhet të kenë llogoren e vet dhe duhet të përçojnë informacionin me objektivitet dhe jo sipas bindjeve.

Ti ku e ke ndjerë veten pro apo kundër?

Për mua ka qenë gjithmonë problem ndarja pro apo kundër qeverisë. Kjo është luftë llogoresh dhe mendoj se mediat duhet të kenë llogoren e tyre. Ata që punojnë për parti të caktuara janë të dyshimtë. Unë e ndjej veten tek ata që janë jashtë këtyre llogoreve. Unë gjykoj çdo ngjarje dhe veprim sipas situatës dhe bindjeve qe kam krijuar unë për këtë qeveri dhe këtë opozitë.

Pra është e mjaftueshme Fatos një revoltë e 300 familjeve për ta zbutur edhe analizën parimore.

Këto ngjarje mund ta shikosh në shumë aspekte dhe kam frike se ne mund të biem në një grackë a duhet ndërtuar apo duhen shpenzuar 40 milionë euro. Debati po mbulon një vjedhje të madhe. Këtu nuk po hetohet të bëhet apo mos të bëhet Unaza. A pyeti njeri banorët e Tiranës si duhet të shpenzohen 40 milionë euro?

Ky është problemi më i madh që kemi ne. Unë sapo jam kthyer nga Italia. Kur hyjmë në Firence ka një trafik me të ngjeshur, sesa kur hyjmë nga shqiponja te Pallati me Shigjeta. Desha të them që e gjitha kjo është një strategji vjedhjeje me ata oligarkët që janë në simbiozë. Ideja a është Rama më i fortë se oligarkët? Unë mendoj që është sistemi.

Kjo ngjarje si e ka fundin?

Dëshira është që të ndalohet kjo. Nga ana tjetër që shpeshherë historia tregon që njerëz të babëzitur e çojnë aventurën deri në fund. Babëzia e Ramës mund të shkojë deri në fund të shkatërrojë jetë njerëzish.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet