Panucci, sherr me gazetarin pas dështimit: Qepe gojën! I paedukatë!

Sport

Mes dëshirës të shprehur hapur për të treguar forcën e vërtetë në miqësoren me Uellsin dhe autokritikës për lojën sulmuese e ‘mea-culpan” për dështimin në Ligën e Kombeve, konferenca e trajnerit të kombëtares Christian Panucci përpara ndeshjes në “Elbasan Arena” është karakterizuar sërish nga tensioni.

Tekniku italian tregoi hapur tensionin që “fle” brenda kampit kuqezi, teksa u përplas në një sërë replikash me gazetarët. Panucci pati një debat me gazetarin e “Supersport”, Gjergji Stefa, madje “shpërtheu” duke i kërkuar reporterit të qepte gojën kur trajneri ishte duke folur. (Shikoni videon pas minutës së 25).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuccit për të vazhduar punën?

Panucci: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.

Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.

Panucci: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese.

Gazetari: Nuk më intereson.

Panucci: Më shiko në sy kur flas. Tregohu profesionist dhe serioz, mos shiko telefonin.

Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.

Panucci: Po përkthen zotëria. I paedukatë!

Gazetari: Gjithashtu…

Panucci: Unë jam i edukuar!

Gazetari: Edhe unë…

Panucci: Po më bën të qesh…

Ndërhyn gazetarja Ilda Bejleri: Çfarë do të ndryshojmë që nesër?

Panucci: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.

ME TE LEXUARAT