IGJEUM jep alarmin, ja dy qarqet që rrezikohen nga përmbytjet

Aktualitet

Ditën e nesërme do të rikthehen reshjet thuajse në të gjithë territorin e vendit, referuar të dhënave që bën të ditura IGJEUM.

“Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër”, shkruhet në njoftimin e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reshjet

Sot pasdite (e hënë, datë 19 nëntor 2018) dhe nesër (e martë, datë 20 nëntor2018) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve. Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat

Nesër (e martë, datë 20 nëntor2018) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 16 °C në vendet e ulëta: 11 / 18 °C në vendet malore: 4 / 10 °C.

Era

Sot pasdite (e hënë, datë 19 nëntor 2018) dhe nesër (e martë, datë 20 nëntor2018) era pritet të fryjë e lehtë”, njoftohet ndër të tjera.

https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2018/November/19/auto_igj31542655033.jpg

https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2018/November/19/auto_igj11542655033.jpg

https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2018/November/19/auto_igj21542655034.jpg

ME TE LEXUARAT