Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Agron Llakaj tregon pse e imiton më rrallë Berishën

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News ka treguar pse po e imiton gjithmon e më rrallë, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Llaka ka thënë se arsyeja që e ka rralluar imitimin është se edhe tonifikimi në jetën politike i Berishës ka qëndruar në ‘rolin’ e qytetarit digjital.

“Imitimi kryesisht i personazheve jo vetëm politike, ndihmon jashtëzakonisht edhe fuqia e grimit. Edhe Flori që imiton Ramën, Rezi Berishën apo personazhe të tjerë marrin formë nëpërmjet dorës së artë të grimieres. Të vetmin që ka është Mond Lako. Unë luaj Berishën herë pas here. E kam rralluar shumë, sepse mendoj se edhe tonifikimi në jetën politike i Berishës ka qëndruar në ‘rolin’ e qytetarit digjital. Ka një rol dhe në momentin që nuk del si konfigurim, e humbet përsosmërinë e lojës”,- u shpreh Llakaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.