Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Mister çorba ik me vrap”, gazetari kryqëzon Panuccin

Pas disfatës që Kombëtarja jonë pësoi në Shkodër ndaj Skocisë, ku humbi me rezultatin e thellë katër me zero, ka reaguar gazetari Ervin Baku.

Në një postim në ‘Facebook’, Baku ka kërkuar largimin e Panuccit nga drejtimi i Kombëtarës Shqiptare, duke theksuar se komunikimi i trajnerit me lojtarët është në pikë të hallit, madje lojëne dheshme e ka quajtur thjeshte një çorbë, ‘Çorba e Pauccit’.

“Komunikimi mes trajnerit dhe futbollistëve është në pikë të hallit. Nuk ecet gjithmonë me fat. Duhet një minimum aftësie. Një ekip pak më i fortë se Skocia na kishte fut gjashtë gola dje. Ne mund të vazhdojmë të kemi fat. Ndoshta me fat mund të dalim në vendin e parë të këtij grupi. Por sa më shpejt të ndahemi nga Panuçi, aq më mirë do të jetë për Kombëtaren tonë.

Mister Çorba, ik! Me vrap… Ik një orë e më parë! Fajin nuk ta kemi ne gazetarët”- shkruan Baku ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Një çerek shekulli më parë, Shqipëria mundej me katër gola diferencë në shtëpi. Kam qenë në stadium. Në mitikun “Qemal Stafa”. Për Shqipërinë modeste mund ta quash mitik. Mundej, por mundej nga Spanja ama. Një emër shumë i madh i futbollit botëror. Dje, Shqipëria u turpërua nga një Skoci modeste. Isha edhe dje në stadium. Në tribunën e shtypit. Dje, Shqipëria u turpërua nga një Skoci me nëntë mungesa.

Nga një Skoci, ku pesë futbollistë të saj debutonin për herë të parë në një kompeticion europian (klube dhe kombëtare bashkë). Shqipëria u turpërua në fushë. Me lojë dhe gola. Shqipëria u mund edhe jashtë fushës së lojës.

Nga 2200 tifozët skocezë. Që na dhanë një leksion të pastër se si bëhet tifozllëku. Si këndohet. Si festohet. Si pihet pa bërë zarare. Dje, në fushën e lojës ishte një çorbë e vërtetë. ÇORBA PANUÇI! Që shkatërroi një grup të mrekullueshëm. Që shkatërroi punën e mrekullueshme të një tjetër trajneri. Një trajneri italo-shqiptar. Punën e Xhani De Biazit. (Unë që ta merrni vesh ju jam “servil” i tij. Dhe “paguhem” direkt prej tij)… … …

Pas ndeshjes në Skoci, shkruaja: “Punët në kombëtaren shqiptare shkojnë si mos më keq. Komunikimi mes trajnerit dhe futbollistëve është në pikë të hallit. Nuk ecet gjithmonë me fat. Duhet një minimum aftësie. Një ekip pak më i fortë se Skocia na kishte fut gjashtë gola dje. Ne mund të vazhdojmë të kemi fat. Ndoshta me fat mund të dalim në vendin e parë të këtij grupi. Por sa më shpejt të ndahemi nga Panuçi, aq më mirë do të jetë për Kombëtaren tonë.

Që pas largimit të italo-shqiptarit. Ky nuk është trajner. Ky është mister çorba! Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka gabuar me zgjedhjen e tij. Tani, Duka ka në dorë zgjidhjen e çorbës. Të ndahet një orë e më parë nga mister çorba. Do t’i kushtojë shumë më pak se po ta mbajë akoma.

Mister Çorba, ik! Me vrap… Ik një orë e më parë! Fajin nuk ta kemi ne gazetarët!.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. Saimir says

    De Biazi me Duken ishte paracaktu per te qene fitues nga kompanite e basteve.
    Panuci me Duken eshte paracaktu per te qene humbes nga kompanite e basteve . Vari lesht

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet