Dëbora izolon Dardhën, rruga e kalueshme vetëm me zinxhirë

Aktualitet

Dy ditë më parë flokët e para të borës filluan të bien në Dardhë të Korçës, ndërsa sot trashësia e saj raportohet të ketë arritur deri në 40 centimetra.

Reshje dëbore ka pasur edhe në Voskopojë e Kapshticë, ku trashësia ka arritur në 10 cm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rruga e Dardhës aktualisht është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërkohë në akset e tjera nuk raportohen probleme në këtë qytet.

Fshati turistik i Dardhës njihet për vizitueshmërinë nga turistët në këtë stinë, pasi bardhësi e dëborës është një ftesë për të apasionuarit e stinës së dimrit.

ME TE LEXUARAT