Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Transportonin lëndë narkotike drejt Italisë, në pranga 6 persona

6 persona janë vënë në pranga nga policia italiane. Ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Brindisit me kërkesë të Prokurorisë lokale të Republikës.

Mësohet se të arrestuarit akuzohen për posedim dhe shpërndarje droge në rrethana të rënduara pasi kanë tregtuar sasi të mëdha. Më shumë se 250 kg marijuanë dhe gjysmë kg kokainë të sekuestruara gjatë hetimit në verën e këtij viti.

Ata ishin të parët në fushën kombëtare për të hartuar sistemin origjinal dhe efektiv të transportimit të sasive të mëdha të narkotikëve nga bregdeti shqiptar në Salento, duke e futur atë në tubat e një gomoneje, së bashku me disa shpërndarës të esencave aromatike me jasemin për të shmangur nuhatjen nga qentë e drogës.

Gomonia me drogë u kap me 4 korrik 2018 ndërsa transportohej në autostradë nga një automjet. Në pranga u vunë 2 italianë nga Brindisi Fulvio Lonero e Massimo Ferrero. Detajet e operacionit do të publikohen në orët në vijim nga policia italiane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet