Mafia në Shqipëri, gazetari i infiltruar paralajmëron cikël dokumentarësh

Aktualitet

Investigimi i linjave ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe të qenieve njerëzore në Amerikën e Jugut duket se e ka “sjellë” gazetarin spanjoll David Beriain në Shqipëri, duke na rrëfyer që nga metodat “e lehta” të ndryshimit të identitetit, deri tek përballja me mafiozët shqiptarë, me kodet e tyre stërgjyshërore të nderit dhe hakmarrjes.

Gazetari David Beriain kthehet më 21 nëntor me një sezon të ri të “Clandestino” në DMAX, duke patralajmëruar një seri prej disa ciklesh dokumentaresh të realizuar në botët më të errëta të krimit në planet.-shkruan Koha Jonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhe në spotin e këtij dokumentari media spanjolle njofton se disa seri të këtij dokumentari i kushtohen pikërisht mafias shqiptare që udhëhiqet, sipas Beriain, nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.

Po ashtu sa i përket pjesës së Shqipërisë, ai thekson se do të demonstrojë më zë e figurë se sa e lehtë është të ndryshosh identitetin në vendin tonë.

“Unë regjistrova për herë të parë Clandestino në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes”- komenton gazetari dhe autori i dokumentarit “Clandestino” David Beriain, i cili do të nisë premierën e tij të këtij sezoni me darë 21 nëntor në DMAX.

ME TE LEXUARAT