Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lajm i fundit, Meta dekreton Sandër Lleshin ministër të Brendshëm

Presidenti Ilir Meta dekretoi emerimin e Sander Lleshit minister i Brendshem. Vendimi erdhi pak ore pasi kreu i shtetit firmosi daljen e Sander Lleshit ne lirim duke e nxjerre ate nga strukturat e ushtrise.

Lajmi eshte bere me dije gna zyra per median prane kreut te shtetit e cila ka publikuar dekretin perkates te dates 16 Nëntor 2018.

Me ane te ketij dekreti, Presidenti Meta dekreton emërimin e Sandër Lleshaj Ministër i Brendshëm

D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,

D e k r e t o j:
Neni 1
Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10957
Tiranë, më 16.11.2018.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet