Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dekretimi i Sandër Lleshit, Meta: Shumë shpejt do të keni një përgjigje

Dekretimi i Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm shkaktoi jo pak debate në skenën politike. Kryeministyri Rama pas refuzimit të Metës e ka çuar Lleshin sërish si kandidaturë.

Por sot Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thënë se shumë shpejt do të jepet një përgjigje institucionale.

I pyetur nga gazetarët pasi ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum”, Meta tha se nuk do të përfshihet në debate dhe se në ditët e ardhshme do ketë përgjigje institucionale.

“E di shumë mirë si funksionon procedura e emërimit të ministrit. Kam qenë kryeministër dhe kryetar Kuvendi dhe e di si funksionon. Në ditët e ardhshme do merrni përgjigje institucionale e korrekte dhe nuk kam ndërmend të përfshihem në debate”, – tha Presidenti Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet