Autobuzët përplasen kokë më kokë, plagosen 40 persona

Bota

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rajonin gjerman të Bavarisë, ku si pasojë e përplasjes së dy autobuizëve me fëmijë, por edhe të rritur kanë mbetur të plagosur 40 persona.

“Mes viktimave, të paktën pesë janë në gjendje të rëndë në këtë aksident që ka ndodhur pranë qytetit të Amerndorfit, rreth 20 kilometra nga Nurembergu, në qendër të Bavarisë”, shkruan ATSH.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arsyeja e përplasjes ende nuk njihet, shtuan të njëjtat burime. Të plagosurit në gjendje të rëndë u dërguan me helikopter në spital.

ME TE LEXUARAT