Artan Hoxha flet për atentatin në Shkodër

Aktualitet

Atentatin e meditës së djeshme në Shkodër ku mbeti i vrarë kushëriri i biznesmenit Arjan Ferracaku dhe një tjetër mbeti i plagosur e ka komentuar në studion e emisionit “Top Talk” në Top Channel gazetari Artan Hoxha.

Hoxha ka thënë se vrasja e Fatos Ferracakut është vazhdimësi e një rrjeti vrasjesh, të kryera nga vrasës me pagesë, pasi porositësi është dikush tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“ Kemi 7 persona të vrarë dhe dy të zhdukur nga 18 qershori deri ditën e djeshme, në Shkodër.

Vrasja e 18 qershorit nuk u zbulua autori.

Vrasja në 15 korrik e Boran Berçanës, prishi një statuskuo të vendosur në këtë qytet.

Vrasja në 10 gusht e Fatbardh Lisit, ende nuk është zbuluar.

ndërsa në 23 Gusht zhduken nip e dajë kurse në 1 shtator në Shkodër kemi vrasjen e Arjan Ferracakut.

Vrasja e djeshme e Fatos Ferracakut është vazhdimësi e këtij rrjeti vrasjesh.

Në këtë rast kemi të bëjmë me vrasës me pagesë dhe porositësi është dikush tjetër”,- u shpreh Hoxha.

ME TE LEXUARAT