Shoqërohet në komisariat protestuesin, PD akuza policisë

Kliko per me shume info

Pas protestave të mbrëmjes së djeshme në Astir, Policia ka shoqëruar sot një prej banorëve protestues, shtëpia e të cilit preket nga zbatimi i projektit për Unazën e Madhe.

Pas shoqërimit të tij në Komisariatin numër 6, kanë mbërritur Deputetë demokratë, të cilët akuzuan uniformat blu se kanë shoqëruar në gjendje jo të mirë shëndetësore, djalin e familjes, që zotëron lokalin, në të cilin kryedemokrati Basha zhvilloi takimin me një përfaqësi të protestuesve disa ditë më parë.

Kliko per me shume info

I shoqëruari në Komisariat është shetasi me inicialet D.P. Ai do të ndiqet penalisht në gjendjen të lirë. Krahas të riut të shoqëruar ditën e sotme, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre shtetas, protestues së Unazës së Re.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here