Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Demiraj rrëzon pretendimet e Metës për Lleshin?”, ish-ministri: Fake news

Ditën e djeshme në media u raportua se justifikimi i Presidencës, se dekretimi i Lleshit si Ministër i Brendshëm bëhet i pamundur nga statusi i tij i ushtarakut, rrëzohet nga një precedent i vendosur në vitin 2017, për ish-Ministrin e Brendshëm teknik, Dritan Demiraj.

Demoraj ndodhej në të njëjtën situatë juridike si zoti Lleshi, në momentin e emërimit ministër pas marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit 2017.

Në atë moment, edhe koloneli Demiraj ishte një ushtarak aktiv, ndonëse jo në shërbim pas shkarkimit nga zonja Kodheli, të njëjtin status që gëzon edhe Lleshi që është shkarkuar nga Presidenti Nishani dhe pasi ka fituar një gjyq për rikthimin e tij në detyrë, mbetej në pritje me status aktiv.

Por, pas këtyre deklaratave ka reaguar ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj.

Në një postim në ‘Facebook’, Demiraj i quan të gjitha raportimet ‘fake news’. Ish ministri, i cili po ashtu vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake thekson se nuk mund të ketë asnjë paralelizëm ligjor dhe logjik midis rastit të dekretimit të tij si Ministër i Brendshëm nga Presidenti Bujar Nishani dhe kandidatit për drejtimin e MInistrisë së Brendshme, Sandër Lleshi.

“Në gjykimin tim, shkruan ai, rastet janë diametralisht të kundërt, ku emërimi im si Ministër i Brendshëm u bë në një kohë të vështirë për vendin dhe politikën shqiptare pra si Ministër Teknik dhe statusi im në atë kohë ishte ushtarak në lirim dhe jo aktiv në Forcat e Armatosura, duke vazhduar jetën familjare dhe akademike në USA, si dhe i pa angazhuar politikisht në asnjë parti politike”,- shkruan ndër të tjera së postimin e tij, Demiraj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet