Ktheu shtëpinë në qendër droge, kapet shqiptari me 50 mijë € kokainë

Aktualitet

Një shqiptar është vëvë në pranga nga policia italaine, pasi e kishte kthyer banesën e një të njohuri në qendër të operacioneve të drogës.

Sikurse bëjnë të ditur mediat vendase policia konfiskuar më shumë se një gjysmë kile kokainë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi u pikas nga policia shqiptaro u përpoq më kot të hiqte qafe një dozë kokainë që kishte me vete kur kuptoi praninë e policisë.

Përveç dozës, ai u përpoq të fshihte edhe çelësat e apartamentit, bazë e fshehtë operacionale.

Agjentët më pas, bastisën dhomat në banesë duke ushtruar kontrolle të imtësishme, ku u gjetën rreth 630 gram kokainë si dhe 3 doza të gatshme për trafikim. Gjithashtu, u gjetën pajisje për paketimin e drogës.

Sasia e drogës së kapur, do të “prihej” në rreth dy mijë doza duke i sjellë atij një fitim prej 50 mijë eurosh.

ME TE LEXUARAT