Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme, Gazeta, Shqip, Online, live 24

Deputeti tallet me Ramën, ‘po i kërkon t’i mësojë Metës Kushtetutën’

Deputeti i LSI-së Luan Rama në një postim në “Facebook” ka shkruar me ironi se pas mos-dekretimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm nga Presidenti, kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i mësojë Metës Kushtetutën.

Deputeti i LSI-së ka shkruar se propozimi i dytë i Ramës, për Sandër Lleshin është në kushtet e paligjshmërisë flagrante, pasi kryeministri e pranon se e ka shkelur vetë Kushtetutën, i kërkon Presidentit që të bëjë të njëjtën gjë, pra që edhe Presidenti të shkelë Kushtetutën.

Ndër të tjera në postimin e tij, ai ka shkruar se e gjen me vend të kujtojë Fan Nolin kur thoshte se “kanë të drejtë dhe ata që qeshin, dhe ata që zemërohen. Se puna është për të qeshur dhe për të qarë.

Postimi i plotë:

Paligjshmeri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri!
E gjithë praktika e emërimit të Ministrit të Brendshëm mund të përcaktohet me këto tri fjalë: paligjshmëri, paturpësi dhe papërgjegjshmëri!

Sepse ai, Kryeministri pra, në rastin kur nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës propozimi i tij i parë për emërimin e Ministrit të Brendshëm, deklaroi se është i vendosur t’i mësojë Kushtetutën Presidentit të Republikës, ndërkohë që me propozimin e dytë, në kushtet e paligjshmërisë flagrante, pasi pranon se e ka shkelur vetë Kushtetutën, i kërkon Presidentit që të bëjë të njejtën gjë, pra që edhe Presidenti të shkelë Kushtetutën!

As më pak dhe as më shumë e gjitha kjo është një paturpësi dhe papërgjegjshmëri, që kur na shfaqet si qasje e Kryeministrit ndaj ligjit dhe ndaj Kushtetutës, është e paprecedentë dhe e patolerueshme!
Mjaftojnë edhe shembuj të tillë që të tjerët, miqtë, partnerët, por edhe ata që nuk na duan, jo vetëm të mos na konsiderojnë e të mos na marrin seriozisht, por të na quajnë me të drejtë qesharakë e karagjozë të pavlerë!

Ndaj e gjej me vend të kujtoj Fan Nolin kur thoshte se “kanë të drejtë dhe ata që qeshin, dhe ata që zemërohen. Se puna është për të qeshur dhe për të qarë…
…Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.